Kancelari gjerman, Olaf Scholz, gjatë fjalimit të tij të mbajtur sot, tha se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën me armë “derisa të jetë e nevojshme”.
Scholz ka rikonfirmuar edhe një herë përkushtimin e Gjermanisë se do të qëndrojë përkrah Lituanisë dhe aleatëve të tjerë në lindje të Evropës.
Evropa dhe demokracitë perëndimore nuk e pranojnë sulmin e dhunshëm në Ukrainë”, shtoi Scholz.
“Sanksionet po funksionojnë. Liria ka çmimin e saj. Demokracia gjithashtu. Solidariteti me miqtë dhe partnerët ka çmimin e saj. Jemi të përgatitur për një çmim të tillë”, tha për fund Scholz.