Në kantonin e Schaffhausenit mësuesit e rrezikuar të kopshteve dhe të shkollave fillore do të mbajnë maska FFP2 nga java tjetër. Kantoni u siguron mësuesve falas këto maska, shkruan srf.ch.
Sapo të jetë blerë numër i mjaftueshëm i maskave, gjë që do të ndodhë javën e ardhshme, detyrimi i deklaruar kohët e fundit për maskën higjenike (të thjeshtë) për fëmijët duhet të hiqet, kanë njoftuar të premten pasdite autoritetet e kantonit të Schaffhausenit.
Në kantonin e Schaffhausenit, fëmijët e kopshteve dhe të shkollave fillore duhej të mbanin maskë higjienike nëse nuk mund të sigurohej mbajtja e distancës prej 1.5 metrash nga mësuesit me shëndet të rrezikuar rrezikuar.
Kantoni ka ndryshuar udhëzimet për koronavirusin për shkollat fillore në këtë drejtim.