Anëtari më i ri në Brack Challenge Ligën e Zvicrës, SC Kriens-i e ka zyrtarizuar edhe përforcimin e tretë në afatin kalimtar të dimrit. Ekipi nga Luzern-i në mbrojtje është përforcuar me futbollistin shqiptar, Liridon Berishën, njofton albinfo.ch.
Mbrojtësi 21 vjeçar vjen nga ekipi U21 i FC FC Zurich-ut ku zhvilloi 13 ndeshje në Ligën Promotion.
“Liri na ka bindur në javët e fundit në stërvitje dhe në ndeshjet kontrolluese, atletikë por edhe njerëzore. Ai na përshtatet në mënyrë të përkryer”, ka thënë drejtori sportiv i SCK Kriens-it, Bruno.
Të dyja palët kanë arritur marrëveshje të vlefshme deri në verën e vitit 2020.