Në fundjavën që shkoi, më 1 dhe 2 korrik, në Munih të Gjermanisë u zhvillua gara për Kupën e Republikës së Kosovës në Gjermani, aktivitet që bashkërisht e organizuan Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani, Ministria e Diasporës dhe FC Kosova München, raporton albinfo.ch.
Pos shumë bashkatdhetarëve në hapjen solemne të garave morën pjesë edhe përfaqësues të klubeve shqiptare të futbollit në Gjermani, Kryesia e FFSHGJ, si dhe mysafirët e ftuar: Arten Hanku, konsull i përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në München, nga Ministria e Diasporës ishin të pranishëm Elis Badalli, Afrim Deliu, e Ramadan Mramori si dhe aktivistë të shumtë të futbollit e të sportit në Gjermani, bën të ditur Futbolli shqiptar në Gjermani.
Ekipet e grumbulluara dhe të gjithë të pranishmit i përshëndeti Z. Arten Hanku, konsull i përgjithshëm i Shqipërisë në München dhe Agron Muharremi, përfaqësues i FC Kosova München kurse garat i shpalli të hapura Ruzhdi Statovci, kryetar i FFSHGJ.
Të shtunën në mëngjes në terrenet e futbollit ishin grumbulluar futbollistët, udhëheqësit e tyre, shumë donatorë e simpatizantë të 8 klubeve për të marrë pjesë në garën për Kupën e Republikës së Kosovës në Gjermani për vitin 2017. Pas intonimit të himneve kombëtar dhe atij shtetëror të Kosovës dhe fjalëve përshëndetëse filluan garat.
Ekipet pjesëmarrëse ishin:
FC Kosova München
SC Drita-Kosova Kornwestheim
AKV Bardhosh Gervalla Ludwigsburg
FC Atdheu Augsburg
FC Kosova Frankfurt
FC Liria Berlin
FC Ilria Rosenheim
FC Kosova München II
Referuan mirë: Ahmet Sylejmani, Arif Avdiu, Almir Jahiji e Fitim Konjuhi.
Pas dy ditë garave, në fillim në dy grupe e pastaj në sistemin e eliminimit vendi i parë dhe fitues i kupës së Kosovës për Gjermani u shpall SC Drita Kosova nga Kornwestheimi, vendin e dytë e zuri FC Kosova München, vendin e tretë AKV Bardhosh Gërvalla nga Ludwigsburgu dhe i katërti ishte FC Kosova München II.
Ky është titulli i tretë radhazi për SC Drita Kosova që është rasti i parë që një klub tri vjet radhazi e fiton kupën e skuadrave shqiptare në Gjermani.
Pas kësaj fitoreje SC Drita Kosova Kornwestheim në fund të kësaj jave udhëton në Bern ku do të takohet më FC Prishtina Bern në finalen e ekipeve futbollistike shqiptare për diasporë dhe fituesi nga kjo ndeshje në vjeshtë udhëton në Kosovë për të zhvilluar takimin për Superkupën Kosovë-Diasporë.
Ekipet ishin ndarë në dy grupe dhe gjatë dy ditëve të garave u arritën këto rezultate:
GRUPI A
FC Kosova München I – FC Kosova Frankfurt 1:1
Bardhodh Gervalla Ludwigsburg – FC Liria Berlin 1:0
FC Liria Berlin – FC Kosova Frankfurt 3:2
Bardhosh Gervalla Ludwigsburg – FC Kosova München I 0:1
FC Kosova Frankfurt – Bardhodh Gervalla Ludwigsburg 1:3
FC Kosova München I – FC Liria Berlin 3:1
Tabela
- FC Kosova München I 3 7
- Bardhodh Gervalla Ludwigsburg 3 6
- FC Liria Berlin 3 3
- FC Kosova Frankfurt 3 1
GRUPI B
SC Drita Kosova Kornwestheimn – DAKV Atdheu Augsburg 9:0
FC Iliria Rosenheim – FC Kosova München II 2:1
FC Kosova München II – DAKV Atdheu Augsburg 8:2
FC Iliria Rosenheim – SC Drita Kosova Kornwestheimn 1:2
DAKV Atdheu Augsburg – FC Iliria Rosenheim 1:3
SC Drita Kosova Kornwestheimn – FC Kosova München II 1:3
Tabela
- SC Drita Kosova Kornwestheimn 3 6
- FC Kosova München II 3 6
- FC Iliria Rosenheim 3 6
- DAKV Atdheu Augsburg 3 0
Çerekfinalet
Kosova München – Atdheu Augsburg 3:0 Z
Kosova München II – Liria Berlin 6:5 P (0:0)
Drita Kosova Kornwestheim – Kosova Frankfurt 1:0
Bardhodh Gervalla Ludw. – Iliria Rosenheim 3:0
Gjysmëfinalet
Kosova München – Kosova München II 5:3 P (2:2)
Drita Kosova Kornwestheim – Bardhosh Gervalla Ludwig. 3:2
Për vend të tretë (penallti):
Kosova München II – Bardhosh Gervalla Ludwigsburg 0:3 Z
Finalja
Kosova München – Drita Kosova Kornwestheim 5:6 P (1:1)
Më të mirët në garën për Kupë 2017
Vendi I: SC Drita Kosova Kornwestheim
Vendi II: FC Kosova München
Vendi III: AKV Bardhosh Gervalla Ludwigsburg
Vendi IV: FC Kosova München II
Fair-Play: FC Liria Berlin
Futbollisti: Fatos Povataj (SC Drita Kosova Kornwestheim)
Golashënuesi: Tugrul Yalman (SC Drita Kosova)
Portieri: Hysen Dermaku (FC Kosova München)
Me mirënjohje për kontributin e dhënë në zhvillimin dhe përparimin e futbollit shqiptar në Gjermani u nderuan konsulli Arten Hanku, Driton Ferati, portier i AKV Bardhosh Gervalla, për mbylljen e karrierës si lojtar aktiv, Ministria e Diasporës, Elis Badalli e Afrim Deliu, zyrtarë të Ministrisë së Diasporës, FC Kosova München si dhe Gëzim Shala, ish-kryetar i FFSHGJ.
Në fund kupat, mirënjohjet dhe medaljet i dorëzuan Arten Hanku, konsull i përgjithshëm i Shqipërisë në München, Elis Badalli, Afrim Deliu e Ramadan Mramori nga Ministria e Diasporës, Ruzhdi Statovci, kryetar i FFSHGJ, Enver Muzliukaj, nënkryetar i FFSHGJ, Mroz Gegaj, Sadik Murseli, Lulzim Maliqi, Arben Berisha, Mustafë Bellaina, anëtarë të Kryesisë së FFSHGJ, Muhamet Vokrri, selektor i FFSHGJ, Gëzim Shala ish-kryetar i FFSHGJ dhe Miftar Dragidella, menaxher i FFSHGJ.


