Në Cyrih ka filluar mbrëmë festivali i tetë ndërkombëtar i filmit (ZFF). Mysafirë të çmuar të këtij festivali janë aktorët Susan Sarandone, Richard Gere dhe John Travolta.
Po ashtu do të marrin pjesë edhe regjisorët e shquar si Oliver Stone dhe Tom Tykwer dhe producenti Jerry Weintraub.
Hapjen solemne të festivalit e ka bërë ministri federal i financave Johann Schneider-Ammann. Sipas tij, ZFF përbën një angazhim të madh ndërmarrës. Festivali është një shembull i mirë se çfarë mund të arrihet me vetitë që karakterizojnë ndërmarrësin, si guximi, vulneti dhe qëndrueshmëria.
Festivali i Cyrihut mbahet deri më 30 shtator dhe në të do të shfaqen 112 filma nga 22 vednetë botës.