Shteti afrikan Sao Tome e Principe ka njohur shtetin e pavarur të Kosovës. Kështu bën të ditur RTK duke iu referuar burimeve të saj brenda Qeverisë.
Me këtë njohje, Republikën e Kosovës e kanë njohur tashmë 86 shtete, anëtare të OKB-së.
Sipas këtyre burimeve nota verbale për këtë njohje pritet të arrijë ditëve në vijim.
Sao Tome e Principe është një shtet që përbëhet nga dy ishuj dhe ka 200 mijë banorë.
Ndërkohë zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ka thënë se edhe një shtet tjetër e ka njohur Kosovën, por ai do të bëhet publik pas ardhjes së notës verbale.
Njohja e fundit Kosovës i ka ardhur nga Kuvajti, më 11 tetor.