Sot në Bernë ka demonstruar një masë prej qindra vetash për të drejtat e peronave “Sans papiers” (pa dokumente).
Sipas protestuesve, që i takojnë organizatës që mbron të drejtate kësaj kategorie të të huajve, personat “Sans papieres” janë të privuar nga të gjitha të drejtat bazike, duke filluar bnga e drejta për të jetuar në mënyrë legale në Zvicër.
Organizatorët kanë prezantuar një peticion, i cili, veç tjerash kërkon më shumë të drejta për fëmijët e të huajve pa letra.
Shkas për organizimin e këtij manifestimi në Bernë ishte dhjetëvjetori i themelimit të lëvizjes “Sans-Papiers”.