Skuadra italiane, Sampdoria është vënë pas mesfushorit shqiptar të Luzernit, Hekuran Kryeziu, shkruan albinfo.ch.
Më herët ishte Lazio skuadra e interesuar për Kryeziun, derisa tani ai po pëlqehet edhe nga Sampdoria, raportojnë mediat italiane.
Kryeziu është një nga futbollistët më të mirë të Luzernit, kurse në verë i përfundon kontrata dhe mund të largohet me parametra zero.
Mesfushori është pjesë e Kosovës, duke qenë njëri ndër lojtarët më të dalluar, derisa llogaritet si një lojtar, që ka të ardhme të ndritur.
24-vjeçari më herët është kërkuar nga skuadra tjera evropiane, derisa mbetet të shihet se në cilën skuadër do të vazhdojë karrierën e tij.