Me hashtagun Gjenevë, qyteti dhe imazhet e tij kanë qenë në trend në mediat sociale gjatë samitit SHBA-Rusi në gjithë botën transmeton albinfo.ch.
Për shembull, cicërima “Mirësevini në Gjenevë, Zvicër”, e botuar nga gazetari i CNN, Wolf Blitzer, që tregon shatërvanin, portretin e ujit të qytetit, mori më shumë se 60,000 shikime.
Analistët turistikë thanë se ky publicitet që iu bë Gjenevës do të kushtonte miliona franga.
Drejtimi i një fushate të ngjashme reklamuese do të kushtonte 50 milionë franga, sipas Michael Kamm, një përfaqësues i LSA, organizata “ombrellë” e agjencive të marrëdhënieve publike.
Welcome to Geneva, Switzerland. pic.twitter.com/dnUXYVyXMM
— Wolf Blitzer (@wolfblitzer) June 15, 2021