Spitalet gjermanë gjithnjë e më shumë janë në kërkim të infermierëve. Pasi ky profesion është shumë pak tërheqës për gjermanët, vazhdon edhe më tej kërkesa e personelit të huaj për klinikat gjermane. Me këtë rast, organizata “Charité” nga Berlini është duke shpresuar se fuqia e ardhur punëtore do të qëndrojë në Gjermani.
Një rast i tillë ka ndodhur me shqiptarin Samed Qoshja, punëdhënësi i të cilit i kishte marrë të gjitha masat e nevojshme. Në momentin që ai erdhi në Berlin, në janar të vitit të kaluar, u prit dhe u shoqërua nga aeroporti dhe iu sigurua një banesë me çmim të përballueshëm. Djaloshi 23-vjeçar është dashur vetëm ta nënshkruajë një kontratë pune dhe ia filloi punës, me ç`rast i ndihmuan në çështjet administrative.
Qoshja nuk është kuadër që paguhet shumë, por i takon fuqisë përkujdesëse të punëtorëve, të cilëve Charité në Berlin u jep ndihmë të tillë fillestare. Ai është njëri nga dhjetëra të parët infermierë nga Shqipëria që janë punësuar në klinikën më të madhe universitare europian , shkruan “N-TV”, përcjell Albinfo.ch. Në këtë vend të mëhershëm komunist ekziston diçka që Gjermania vetëm mund të ëndërroje: Suficiti i inferimerëve.
Ndryshimin e jetës së tij profesionale për në Berlin, Qoshja e ka pranuar si sfidë. “Doja ta shihja se si është këtu, pasi ende jam i ri”. Për dhjetë muaj e mësoi gjuhën gjermane dhe më pas e kreu edhe provimin profesional.
Tek Charité, në mënyrë të ngjashme si të Qoshjes kanë ardhur edhe 70 persona të tjerë. Vetëm njëra prej tyre e cila ka qenë shtatzanë është kthyer. Drejtoria për ta ka vetëm fjalë miradie.
Përpos punës, nuk ka shkuar gjithçka ashtu siç duhet: Për 13 muaj me radhë, Samed Qoshja ka kërkuar banesë më të madhe. Pa përkrahjen e miqve, nuk do të kishte funksionuar, e pranon Qoshja. Për kolegët shqiptarë të cilët duna të bëjnë bashkim familjar, ky është një problem shumë i madh, pasi ndonjëherë edhe nuk pranojnë përgjigje nga qiradhënësi.
Vendi nga i cili ka prejardhjen Nënë Tereza, tashmë ka krijuar një pasqyrë pozitive për banorët e saj dhe janë të mirëseardhur në Gjermani.