Salzburgu është klasifikuar si “me rrezik të lartë” për sa u përket infeksioneve, veçmas të variantit Delta, transmeton albinfo.ch.
Salzburg tani më është i vetmi vend në Austri që i është dhënë ky status, me rrezik potencial.
Ndërsa Vjena, Carinthia, Austria e Epërme, Vorarlberg dhe Tirol janë klasifikuar si “me rrezik të mesëm” ose të verdhë.
Javën e kaluar u identifikuan 1,226 raste të dyshuara të variantit Delta, që korrespondon me një pjesë prej 77.45 për qind të të gjitha rasteve të testuara, sipas ORF, transmeton albinfo.ch.