• 800 gr patate
• 125 gr kos (i bardhë)
• 1 lugë majdanoz (i grirë)
• 2 lugë qepë e njomë (të grira)
• 2 lugë majonezë
• kripë
• 1 lugë mustardë (delikate)
• piper i bardhë.
Përgatitja:
Për përgatitjen e kësaj sallate, në fillim duhet t’i zieni patatet. Mbushni një tenxhere me ujë, shtojini kripë dhe në të hidhni patatet të paqëruara dhe i lëni deri sa të zihen (koha për zierjen e patates varion, pasi varet madhësia e patates). Pasi ato të jenë zier, thajini dhe lërini të ftohen.
Ndërkohë fillojmë përgatitjen e salcës shoqëruese të patateve. Marrim një tas dhe hedhim kosin, mustardën, majonezën, qepët e njoma dhe majdanozin e grirë. Përziejini të gjitha së bashku dhe në fund hidhni kripë e piper, sipas dëshirës.
Pasi patatet të jenë ftohur, qërojini dhe pritini në kuba të mëdha dhe hidhini në një tas.
Patateve hidhuni dhe salcën e përgatitur më parë dhe më pas futeni në frigorifer, të paktën 30 min para se ta shërbeni. Sallata juaj me patate është gati.
Ju bëftë mirë!
