Mbrojtësi kosovar Agonit Sallaj edhe pse luan në Zvicër ka shprehur dëshirën të luajë për Përfaqësuesen e Shqipërisë kundër Zvicrës në ndeshjet eliminatore për Botërorin 2014.
Sallaj 19-vjeçar, luan në Kategorinë e dytë të Zvicrës për skuadrën Biel-Bienne, dhe ka një ndeshje të zhvilluar me Shqipërinë në miqësoren me Argjentinën e realizuar në fund të qershorit.
“Unë ëndërroj të përballem me Shqipërinë kundër Zvicrës”, ka deklaruar Sallaj, transmeton portali “Journaldujura.ch”.
Nga ana tjetër, Shqipëria e Zvicra gjenden në Grupin E të eliminatoreve për botërorin “Brazil 2014” së bashku me Slloveninë, Norvegjinë, Qipron e Islandën