Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka uruar Lidhjen Demokratike të Kosovës, për 30-vjetorin e themelimit të saj, duke e quajtur këtë ditë, si historike për kosovarët.
Tutje Berisha ka thënë, se presidenti Ibrahim Rugova dhe qeveria e tij realizuan me sukses të veçantë përfaqësimin dhe ndërkombetarizimin dhe vendosjen për zgjidhje të çështjes së drejtë të popullit të Kosovës në agjendën e Shtëpisë së Bardhë dhe kongresit të SHBA.
Postimi i plotë:
Nje urim te perzemert!
Sot 30 vjetori i themelimit te Lidhjes Demokratike te Kosoves!
Dite historike per Kosoven dhe mbare kombin shqiptar!