Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku pësoi një lëndim në ndeshjen e fundit, megjithatë, ai ka thënë se nuk është lëndim i rëndë dhe vetëm një javë do të pushojë, shkruan albinfo.ch.
Kështu ai pritet të jetë i gatshëm për Kombëtaren shqiptare, që më 6 dhe 9 tetor do të ballafaqohet me Lihtenshtajnin dhe Spanjën. “Nga loja kundër Sfc Servett pësova një goditje në gjurin e majtë nga portieri kundërshtar. U detyrova të lë fushën në minutën 15! Pas përgjigjes së rezonancës magnetike!! Çdo gjë faleminderit Zotit është në rregull me gjurin tim. Mjeket mendojnë që pas 1 jave mund të jem përsëri i gatshëm 100 % në fushë!!! Ndeshje të rëndësishme na presin me FC Zurich & nazional team ALBANIA”, ka shkruar Sadiku në “Facebook”.
Kështu ai pritet të jetë në shërbim të Gianni De Biasit për ndeshjen shumë të rëndësishme me kuqezinjtë.