22-vjeçari ka firmosur edhe zyrtarisht një kontratë 5 vjeçare me klubin e Zuerichut deri në vitin 2018.
Shqiptare vjen me rekomandimin e 52 golave të shënuar në 80 ndeshje në Challenge League.
Sadiku, në dy sezonet e fundit me 20 dhe 19 gola në kampionat është edhe golashënuesi dytë më i mirë në Zvicër.
Për kombëtaren e Shqipërisë, Sadiku ka luajtur nëntë herë duke shënuar vetëm një gol.
Sadiku te Zurich do të luajë me bashkëlojtarin e tij të kombëtares së Shqipërisë, Burim Kukeli një ndër mesfushorët e rëndësishëm të FCZ-së.