Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku ka lënë më në fund pas krahëve periudhën e errët, që kaloi te spanjollët e Levantes dhe me rikthimin e tij në kampionatin zviceran, e vazhdon menjëherë aty ku e ka nisur.
Në të parën ndeshje si titullar kundër Luzernës, Armando Sadiku shënoi golin e parë për Luganon, derisa skuadra e tij në fund fitoi me rezultat të thellë 3:0, shkruan albinfo.ch.
Sadiku qëndroi në fushë për 74 minuta, derisa bëri një ndeshje mjaft të mirë.
Kjo ka bërë që “Blick” ta zgjedhë sulmuesin e Kombëtares kuqezi në formacionin ideal të javës.
Sadiku tashmë pritet të kthehet edhe për Kombëtaren shqiptare.