Që prej kur Marco Streller ka marrë detyrën si drejtor sportiv telefoni i tij nuk ndalet së cingëruari. Shumë spekulime ka se kush do të transferohet në Basel për sezonin e ri, derisa ‘Blick’ jep të gjithë emrat e mundshëm, përcjell albinfo.ch.
Skuadra do të pësojë ndryshime, ku do t’i jepet hapësirë edhe lojtarëve të rinj. E sigurt është se do të transferohet dy sulmues, si dhe Velantin Stocker.
Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku, 25-vjeçar është njëri nga opsionet e mundshme. Pa marrë parasysh ku luan ai, shënon e shënon. Gjithsesi një mundësi për Baselin.
Emrat e tjerë të mundshëm janë: Diego Benaglio, Fabian Schär, Bas Dost, Josip Drmiq, por edhe shumë të tjerë.