https://www.youtube.com/watch?v=r_Qpre1dMoc
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku po vazhdon me formën shumë të mirë në Lugano, shkruan albinfo.ch.
Sadiku ka shënuar një tjetër gol, këtë herë ndaj St. Gallenit në udhëtim në fitoren 0:1.
Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 22-të të Superligën e Zvicrës dhe pas kësaj fitore skuadra e Sadikut e drejtuar nga Paolo Tramezzanit renditet në vendin e gjashtë me 25 pikë, vetëm një më pak se St. Gallen në pozitën e pestë.
Ky ishte goli i tretë i Sadikut në kampionat. Goli i fundit ishte i mrekullueshëm duke shënuar një super gol nga rreth 20 metra.
Sadiku është i huazuar nga Zurich dhe po shkëlqen në Superligën zvicerane.