Lugano ka mundur Sionin 4:2, duke shënuar fitore shumë të rëndësishme, derisa të gjitha golat për skuadrën e Luganos i kanë shënuar futbollistët shqiptarë, shkruan albinfo.ch.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku u rikthye në fushë pas lëndimit, dhe është rikthyer me gol. Sadiku shënoi golin e fundit në këtë përballje pas asistimit të Alioskit.
Sulmuesi shqiptar, i cili përfaqëson Maqedoninë, Ezgjan Alioski ka shënuar tre golat tjerë për Luganon, njërin nga penalltia.
Pas golave futbollistët shqiptarë kanë festuar në mënyrë të veçantë, derisa Lugano shpreson të marrë pjesë në garat evropiane edicionin e ardhshëm.