Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku po tregon sesa i rëndësishëm është për skuadrën e Legias, ku kaloi gjatë kësaj vere, raporton albinfo.ch.
Pas golit në debutim, Sadiku ka shënuar në kualifikimet e Ligës së Kampionëve ndaj Astanas në Kazakistan.
Sadiku hyri në lojë në minutën e 70-të dhe pas vetëm nëntë minutash shënoi një gol nga afërsia, duke ngushtuar epërsinë në 2:1, kurse ndeshja përfundoi 3:1.
Ky ishte goli i parë për sulmuesin shqiptar në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, derisa i dyti prej kur është transferuar në skuadrën polake.