Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve doli me informacione mbi daljen e votuesve në zgjedhjet presedenciale në Maqedoninë Veriore deri në orën 19:00 ose në fund të procesit të votimit.
Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashkovski, në konferencë për shtyp tha se deri në orën 19:00 kanë votuar 801.074 votues, ose 48.46%, transmeton albinfo.ch.
Dashkovski shtoi se Novaci është komuna me daljen më të madhe, ndërsa më pak në Qendër Zhupë.