Në industrinë ushqimore zvicerane më shumë se 300 mijë tonë në vit të produkteve ushqimore dhe nënprodukteve të tjera përfundojnë në mbeturina. Në këtë përfundim vjen Zyra Federale e Mjedisit BAFU, përcjell albinfo.ch.
Bafu përcakton shifrat për mbeturinat e ushqimit. Sipas Bafu, dy shkaqet kryesore të mbeturinave të ushqimit në industrinë ushqimore janë mungesa e një tregu të shitjes së nënprodukteve, si dhe teknikave të vjetëruara të përpunimit.