Më shumë se 50.000 banorë në Londër mbi moshën 65 vjeç jetojnë në pronat me vlerë më shumë se 1 milion £, dhe pasuria e tyre e përbashkët është afër 130 miliardë paund, shkruan në artikullin e saj gazeta britanike Telegraph, përcjell albinfo.ch.
Hulumtimi i ri tregon se vetëm në dy rajonet e Londrës pensionistët jetojnë në shtëpi me vlerë milionëshe. Në shumë raste pronarët e pronave të shtrenjta i kanë blerë ato për një sasi shumë të vogël të vlerës së sotme.