Elvis Naçi deklaroi pak orë më parë se sot do të bënte publike dhe transparente shifrën e mbledhur nga “Shqiptarët për shqiptarët” në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti.
Shifra e mbledhur është 5.174.244 euro.
E gjithë shuma e parave do të investohet në ndërtimin e banesave të banorëve të prekur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, shkruan derveni.info, përcjell albinfo.ch.