Gjeneva kurseu mjaftueshëm energji elektrike vitin e kaluar sa ishte e barabartë me 90,000 familje.
Kompania e shërbimeve, SIG, thotë se është e kënaqur me rezultatin dhe e vendos atë në programin e saj Eco21, i cili u ofronte familjeve dhe bizneseve informacion për të ndihmuar në uljen e përdorimit të energjisë, transmeton albinfo.ch.
Kantoni gjithashtu krenohet me tri komuna që përdorin më pak energji elektrike në vend, Avully, Chancy dhe Onex.
I gjithë vendi po përdor më pak energji elektrike, pak më pak se 1% – por Gjeneva ka rënë me 1.4%.