Qeveria zvicerane ka kohë që rekomandon se çdo shtëpi duhet të ketë mjaftueshëm rezerva ushqimore në rast krize.
Por, studimet e reja tregojnë se shumica e qytetarëve nuk janë të përgatitur.
72% e shtëpive nuk kanë ushqim të mjaftueshëm dhe ujë për më shumë se 1 javë. Këto janë të gjeturat e ‘Agroscope’.
Shumica e qytetarëve nuk e shohin të nevojshme përgatitjen, përcjell albinfo.ch.
Por, ka disa familje që janë të gatshme, rreth 20% kanë rezerva për më shumë se një javë.