Ekipi i Zvicrës tashmë ndodhet në Rusi për Kampionatin Botëror që fillon të enjten. Ndeshja e tyre e parë do të jetë ndaj pesë herë kampionëve të botës, Brazilit, më 17 qershor.
Sipas faqes ‘transfermarkt’, vlera e përgjithshme e Zvicrës është 250 milionë dollarë, përcjell albinfo.ch.
Duke krahasuar të gjitha 32 Kombëtaret pjesëmarrëse, atëherë, Zvicra ndodhet në vendin e 16-të.
Në vendin e parë ndodhet Spanja, që ka vlerë prej 1.21 miliardë dollarë, derisa e dyta është Franca dhe më pas Brazili, kundërshtari i Zvicrës.
Serbia që ndodhet në grupin e Zvicrës është në vendin e 15-të, kurse Kosta Rika në vendin e 29-të. Në vendin e fundit është Panamaja.