Skip to content

Sa energji elektrike harxhon një trotinet?

Trotinetët elektrik janë bërë trend në qarkullimin nëpër rrugë kohëve të fundit.

Madje ata po shfrytëzohen si mjet transportues për të shmangur pērdorimin e automjeteve në kohën kur kriza ekonomike ka ngritur çmimet e naftës, transmeton Albinfo.ch

Por sa harxhojnë energji elektrike këta trotinetë?

Gazeta Insajderi, ka kontaktuar me profesorin e inxhinierisë Elektrike, Agron Dida, i cili ka bërë të ditur se një trotinet elektrik harxhon më pak se 1 cent për një kilometër.

“Ma lirë se një cigare e vetme. Më pak se 1 cent për km..” – tha shkurt Dida.