Rrjetet sociale janë bërë pjesë e pandashme e një shoqërie. Kësaj nuk kanë mundur t’i ‘ikin’ as shqiptarët.
Sipas të dhënave nga “Internetworldstat”, Shqipëria ka 1.4 milionë përdorues të “Facebook”, një shifër që është gati sa 50 % e totalit të popullsisë, që jeton brenda vendit.
Shqipëria është e 22-ta në Evropë sa i përket përdorimit të “Facebook”, në raport me popullsinë, shkruan ‘monitor.al’.
Ndërkohë vendet që e përdorin më shumë janë Monako, Islanda, Malta, Gjibraltari, Mbretëria e Bashkuar, si dhe vendet nordike Danimarka. Norvegjia, Suedia etj, përcjell albinfo.ch.
Interesant është Kosova, që ndonëse përdor më shumë internetin se Shqipëria, prej rreth 80%, përdorues të “Facebook” janë vetëm 30 % e popullatës.
Në Gjermani e përdorin vetëm 40% e popullsisë ka “Facebook”, kurse Zvicra është në vendin e 30-të me 42.5 %, derisa Rusia në vendin e fundit me vetëm 7.5%.