Sipas vlerësimit të Indeksit “Henley” për vitin 2019, pasaporta e Japonisë është më e fuqishmja në botë, për herë të dytë radhazi.
Me pasaportën e saj mund të udhëtosh në 190 vende të botës, shkruan albinfo.ch.
Franca dhe Gjermania renditen në vendin e tretë, me pasaportat e tyre që njihen nga 188 vende, pasojnë Danimarka, Finlanda, Italia dhe Suedia me nga 187, Luksemburgu dhe Spanja me nga 186.
Me pasaportën e Zvicrës mund të udhëtosh në 185 vende, padyshim një ndër pasaportat më të fuqishme në botë.
Pasaporta e Shqipërisë pozicionohet e 50-a në klasifikimin mes 199 pasaportave të verifikuara, që iu garanton qytetarëve hyrje të lirë në 115 vende.
Ndërkohë, me pasaportë të Kosovës mund të udhëtosh 44 vende. Kujtojmë se Kosova është i vetmi shtet në rajon që nuk ka viza.
Indeksi bazohet në të dhënat ekskluzive të Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror dhe plotësohet me kërkime të zgjeruara të kompanisë “Henley and Partners”.