Siç duket rrobat nuk duhet të pastrohen pasi të vishen vetëm një herë.
Sipas “Business Insider”, kjo nuk është gjë e mirë për ambientin, transmeton Albinfo.ch.
Kjo uebfaqe ka treguar se kur duhet larë rrobat:
Xhinset – pas 4 – 5 herë përdorimi
Fanellat e ndryshme – pas çdo veshje
Fustanet – pas një deri në tri veshje
Xhaketat – pas 5-6 veshjeve
Kostumet – pas 3-4 veshjeve për modelet e leshta dhe pas 4-5 veshjeve për modelet sintetike
Pantallonat – pas 5-7 veshjeve
Pizhamet – pas 3-4 veshjeve
Pantallonave të ngushta – pas 1-3 veshjeve
Të brendshmet dhe çorapet – pas çdo veshje
Sytjenat – pas 3-4 veshjeve
Kjo sigurisht nuk vlen për periudhën kur është shumë nxehtë, apo kur ju vazhdimisht djersiteni.