Sa herë që lansohet modeli i ri i Iohone, ndër pyetjet më të shpeshta është sa do të kushtojë.
Mediumet ndërkombëtare që raportojnë për teknologji bëjnë të ditur se çmimi fillestar i iPhone 13 do të jetë sa i atij paraprak, iPhone 12, rreth 900 dollarë.
Për iohone 13 që pritet të prezantohet në shtator, thuhet se do ketë përmirësime në dizajn dhe në softuer.
5G-ja e kësaj pajisje do të jetë më e mirë, bateria do të jetë më masive, ndërsa do të mund të karikohet në 25W.