Seria ‘Audi Q7’ e markës gjermane të veturave ‘Audi’ hyn në listën e veturave më luksoze dhe njëherësh konkurrues me vetura tjera luksoze.
“Audi Q7” konsiderohet si mjet mjaft praktik, elegant dhe i rehatshëm.
“KALLXO.com” ka siguruar të dhënë nga Ministria e Punëve të Brendshme, që tregojnë se në Kosovë janë 559 vetura të llojit të këtij nga gjithsej 28.961 vetura të Audi-së që janë në rrugët e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Kjo veturë ka filluar prodhimin që nga viti 2015 dhe që vazhdon ende. Ajo e vitit 2007, kur dikur shitje me çmim deri ne 60.000 euro, në ditët e sotme në treg kap shifrën e 7.000 eurosh.
Çmimi i “Audi Q7” e vitit 2018, fillon prej 97.000 deri në 106.000 euro.
Ky model është kombinim me një gamë të gjerë karakteristikash dhe një performancë sportive, argëtuese. Ndërsa këto cilësi e shtyjnë atë në një nivel të lartë në kategorinë luksoze dhe konkurrues. Motori i tij ka rreth 80 kuaj fuqi më të vogël se sa V6, por të dy fitojnë të njëjtat vlerësime të ekonomisë së karburantit, shkruan ‘Kallxo.com’.
“Audi Q7” i këtij viti është i radhitur i katërti në listë si vetura më luksoze me madhësi te mesme.
Dhe sipas sondazheve ndërkombëtare nga 10 pike është vlerësuar me 8.7 pikë.