Rusia ka mundur Egjiptin me rezultat 3:1, duke vazhduar me fitore në Kampionatin Botëror.
Goli i parë në këtë ndeshje u shënua nga futbollisti egjiptian Fathy, por ai shënoi në portën e tij, duke kaluar rusët në epërsi. Ndodhi kjo në minutën e 47-të.
12 minuta më vonë Cheryshev shënoi për vendësit për 2:0, derisa vetëm tre minuta më vonë Dzyba realizoi për 3:0.
Egjipti nuk u dorëzua dhe kërkoi të lë gjurmë. Mohamed Salah shënoi nga penalltia që e fitoi vet në minutën e 73-të.
Ky ishte edhe goli i fundit në këtë ndeshje. Rusia ka gjashtë pikë në Grupin A, derisa Egjipti mbetet pa pikë. Organizatorët e Botërorit janë kualifikuar tutje, derisa ‘Faraonët’ janë shumë afër eliminimit.
Në ndeshjet tjera të ditës së sotme, Senegali ka mundur Poloninë me rezultat 2:1, ashtu si Japonia ndaj Kolumbisë.
https://www.youtube.com/watch?v=uiVxbAmN4gI
https://www.youtube.com/watch?v=Hhb5Edt0KrY
https://www.youtube.com/watch?v=OesVenIcNPk
https://www.youtube.com/watch?v=jp9WRmOStVY