Këtë fundjavë në resortin francez të Biarritz shtatë udhëheqësit e vendeve më të zhvilluara dhe të industrializuara të globit do të takohen për bisedime, përcjell albinfo.ch.
Më parë formati, i njohur dikur si G8, e përfshinte edhe Rusinë, por ajo u përjashtua prej radhëve të tij në 2014-ën, pas aneksimit të Krimesë dhe mbështetjes që Moska u dha rebelëve në lindje të vendit.
Në deklaratën e tij zyrtari u shpreh se arsyet e përjashtimit të Rusisë “mbeten të vlefshme” dhe se çdo ofertë kthimi do të ishte në fakt “një shenjë dobësie”.
Ndërsa, në anën tjetër, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur pajtim lidhur me pjesëmarrjen e Rusisë në G7, e mes të tjerash ka thënë që këtë takim do ta organizojë vetë SHBA-ja vitin e ardhshëm.
“Është shumë më e përshtatshme të kemi Rusinë aty. Duhet të kthehet në G8, sepse shumë gjëra për të cilat ne flasim, kanë të bëjnë pikërisht me të”, ka qenë komenti i presidentit amerikan.”/tch