Sipas agjencisë së lajmeve ruse, Tass, objektiv i këtyre sulmeve ka qenë faqja e Ministrisë së Brendshme ukrainase si dhe bankat PrivatBank dhe OshadBank, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Ende nuk dihen autorët e këtij sulmi, por me shumë mundësi qendra ukrainase për krimet kibernetike do të akuzojë Rusinë.
Faqet zyrtare ukrainase kanë qenë dhe më herët objektiv sulmesh kibernetike, por Rusia ka mohuar përfshirjen e saj në çdo rast.