Bashkimi Evropian po propozon ta bëjë më të shtrenjtë dhe më të vështirë për qytetarët rusë marrjen e vizave.
Rusët që dëshirojnë të hyjnë në vendet e BE-së, do të përballen me një proces më të gjatë aplikimi dhe me rritje të tarifave nga 35 në 80 euro.
Komisioni i BE-së deklaroi se kjo duhet të vazhdojë për sa kohë që Moska do të vazhdojë agresionin ushtarak në Ukrainë.
Më shumë se një milion rusë kanë udhëtuar në vendet e Unionit që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt.
Margaritis Schinas, një nënkryetar i Komisionit të BE-së, tha se Moska kishte “minuar plotësisht” besimin mbi të cilin bazohej marrëveshja ekzistuese e vizave BE-Rusi.
Ky vendim vjen pasi javën e kaluar ministrat e jashtëm të BE-së ranë dakord në parim për të pezulluar marrëveshjen e vizave me Moskën./BBC