Tifozëve të Zvicrës u është dashur të presin deri në minutën e 64-të për të parë një gol të përfaqësueses së tyre. Dhe ka qenë Admir Mehmedi ai i cili ua ka plotësuar këtë dëshirë.
Përkundër disa shanseve të futbollistëve zviceranë, në mes të cilëve edhe Shaqirit, goli i Mehmedit mbeti i vetëm deri në fund, dhe rezultati përfudimtar i ndeshjes Zvicër-Rumani është 1:1.
Zvicra tash ka 4 pikë dhe mban vendin e dytë në grup.
——
Ndeshja në mes të Zvicrës dhe Rumanisë e cila ka filluar në orën 18.00 është karakterizuar dei tash me një lojë të nivelizuar. Mirëpo një gabim i panevojshëm i kapitenit të Zvicrës, Lichtsteiner ka rezultuar me penallty në favor të rumunëve. Kështu, Stancu nuk ekishte vështirë të shënonte një gol, të parin në këtë ndeshje. 0 me 1 për rumunët në minutën 18.