Rumania dhe Zvicra janë kualifikuar në Kampionatin Evropian Euro 2024.
Megjithatë, duan vendin e parë në grup, shkruan albinfo.ch.
Pikërisht sonte përballen në një duel direkt për vendin e parë.
Momentalisht Rumania është e para me 19 pikë, derisa Zvicra e dyta me 17.
Prandaj ndeshja e sotme do të vendosë se kush do të kualifikohet nga vendi i parë. Takimi në Zvicër kishte përfunduar 2:2.