Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, ka thënë se gjatë vitit 2019 do fokusohen në luftimin e informalitetit në vend.
Në një konferencë për media, ai ka theksuar se informaliteti dhe konkurrenca e padrejtë po bëhen barriera për zhvillimin ekonomik të vendit.
Rukiqi ka shtuar se shqetësuese mbetet tërheqja e investimeve të huaja direkte.
Sipas tij, taksa prej 100% e vendosur ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja, ka ndikuar në ngritjen e vetëdijes për konsumimin e produkteve vendëse.
Parashikimet e Qeverisë së Kosovës se do të ketë rritje ekonomike për vitin e ardhshëm, kryetari i Odës Ekonomike, i ka quajtur të paqëndrueshme, duke thënë se veç për skemat sociale do të paguhen mbi 400 milionë euro.