Qindra qytetarë të Kosovës kishin zgjedhur bjeshkët e Rugovës për të kaluar fundjavën që lamë pas.
Pos shtëpizave e hoteleve të shumta, qytetarët kanë mundësi të shfrytëzojnë edhe pistën e skijimit, në fshatin Bogë të Pejës, përcjell albinfo.ch.
Vetëm gjatë stinës së dimrit, numri i vizitorëve arrin deri në 10 mijë. Pushuesit thonë pas një jave me shumë punë, ia vlen të kalohet fundjava me bukuritë që i ofron Boga.
Një ndër arsyet thonë se është ajri i pastër. E, nuk ankohen edhe për çmimet që bizneset ua ofrojnë.
Megjithatë, problem vazhdon të mbesë hapësira e vogël për vetura. Shume prej vizitorëve ishin detyruar t’i lënë ato gjatë rrugës, ende pa arritur në destinacion, për shkak të numrit të madh të vizitorëve.