Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë ka njoftuar të dielën se të gjitha rrugët drejt pikave kufitare janë të kalueshme, por që janë të mbuluara me dëborë.
Në njoftimin e mëngjesit rekomandohet që drejtuesit duhet të kenë pajisje dimërore, për shkak të borës në disa segmente rrugore.
Në rrugët Mitrovicë – Bërnjak, Gjakovë – Qafë Morinë, Gjakovë – Qafë e Prushit, Gjilan – Dheu i Bardhë, Mitrovicë – Jarinje, Pejë – Kullë, Prishtinë – Mutivodë, Gjilan – Muçibabë, Podujevë – Merdarë, Stançiq – Gjilan, Prizren – Vërmicë ka borë, por pa prani të akullit apo pengesave si rrëshqitje dheu.