Nga një rimorkio e kamionit janë derdhur disa mijëra litra qumësht si pasojë e një aksidenti. Në të vërtetë rimorkioja ishte shkëputur nga kamioni pasi që ky i fundit ishte luhatur duke kaluar në autostradë nga hyrja Baar ZG.
Kamioni është “rehatuar” vetëm rreth orës 11 në shiritin për makina të aksidentuara. Por, rimorkioja kishte bllokuar shiritin e djathtë të autostradës, njofton zentralplus.ch.
Nga policia bëhet e ditur se shoferi ka shpëtuar pa lëndime por pengesat në komunikacion kane qenë evidente.
Duke qenë se qumështi i derdhur me tonelata është përzier me ujërat e shiut në rrugë, është dshur të angazhoheshin zjarrfikësit për të zhbllokuar rrugën.