Në 72 orët e kaluara, 822 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.
Numri i testeve të kryera është 86,911.
BAG gjithashtu raporton dy vdekje të reja në lidhje me koronavirusin.
Tetë persona shtesë u shtruan në spital.
Kujtojmë se në fillim të javës së kaluar, Zvicra regjistroi 449 raste të reja me koronavirus në periudhën 72 orëshe midis 2 dhe 5 korrikut, sipas shifrave nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), transmeton albinfo.ch.
Duket se rastet gati janë dyfishuar.