Gjatë gjashtë muajve të fundit, në Zvicër kanë kërkuar azil rreth 550 persona nga Siria. Ky numër përbën një rritje prej 85 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, mirëpo Zyra Federale për Migracion, nuk llogarit në një rritje të madhe, marrë në përgjithësi të numrit të këtyre refugjatëve.
Sipas informatave të OKB-së, tashmë në vendet fqinje me Sirinë janë strehuar rreth 150 mijë sirianë.
Gjatë kësaj kohe në qytetet e Sirisë, Damask dhe Aleppo po zhvillohen luftime me intensitet të pazvogëluar në mes të forcave qeveritare dhe kryengritësve.