Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave të publikuara sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 208 testime, 64 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar 12 persona nga COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve me koronavirus është 225 mijë e 399.
Në total numri i rasteve aktive ka shkuar në 322.