Rreth 3000 persona kanë aplikuar për azil në Zvicër gjatë muajit gusht. Kjo është 38 për qind ose 832 më shumë se në korrik, siç tregojnë statistikat e azilit nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin SEM, transmeton albinfo.ch.
Shumica e kërkesave për azil, gjatë gushtit kanë ardhur nga njerëz nga Turqia, e ndjekur nga Afganistani dhe Eritrea, shkruan srf.ch. SEM nuk u është përgjigjur pothuajse 600 kërkesave sepse, sipas procedurës së Dublinit, përgjegjës për to ishte një shtet tjetër.
Përveç kësaj, pothuajse 2,000 njerëz nga Ukraina kanë aplikuar për statusin e mbrojtjes S në muajin gusht. SEM mban statistikat e veta në lidhje me statusin e përmendur S.