Numri i fluturimeve në Kosovë ka shënuar rritje prej 9.6 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2017, në krahasim me tremujorin e tretë të vitit të shkuar.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për tre muajt e tretë të vitit numri i fluturimeve ishte 2384, ose 9.6 për qind më shumë se në tremujorin e tretë të vitit 2016.
Sa i përket udhëtarëve, që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti për këtë tremujor është 645 mijë, që paraqet tremujorin më të suksesshëm. Në krahasim me tremujorin e tretë të vitit të kaluar, kjo paraqet rritje prej 11.2 për qind, shkruan Albinfo.ch.