Zvicra ka shënuar një rritje të eksportit dhe importit të mallrave gjatë muajit maj, në krahasim me një muaj më parë. Siç tregojnë shifrat për tregtinë e jashtme që i ka publikuar Adminstrata Tatimore e Federatës, Zvicra gjatë muajit maj ka eksportuar mallea me vlerë prej 17.3 miliardë frangash. Kjo është për 11.2% më shumë se në muajin paraprak, ose neto 5.7% më shumë se në majin e vitit 2015.
Kjo rritje e eksporteve është bërë e mundur në veçanti falë degëve të industrisë farmaceutike dhe kimike. Nga ana tjetër industria e orëve, ajp e makinave dhe elektronike kanë eksportuar më pak.
Edhe importet gjatë majit kanë shënuar ngritje prej 11% duke arritur në 13.5 miliardë franga. Kjo rritje, kur të krahasohet me majin e vitit 2015 është për 5.5%.